Masakra në Shkodër/ 'Më preu rrugën me makinë të blinduar', dëshmia e Erogen Vasos rrëzon alibinë e Ragip Gilës

Masakra në Shkodër/ 'Më preu rrugën me makinë të blinduar', dëshmia e Erogen Vasos rrëzon alibinë e Ragip Gilës

07:29, 10/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Është marrë në pyetje nga oficerët e policisë kriminale Erogen Vaso Brajoviç, që dyshohet se ishte shënjestra e masakrës së ndodhur ditën e djeshme në mes të Shkodrës.

Ai i mbijetoi atentatin, por jo dy miqtë e tij, Armando Pali dhe Liridon Krahja.

Sipas burimeve thuhet se para grupit hetimor ai ka rrëzuar alibinë e autorit Ragip Gila, duke thënë se nuk e njeh dhe nuk ka pasur asnjë konflikt me të.

“Nuk kam konflikte, jam biznesmen, qytetar i ndershëm dhe kam kontribute në komunitet”-ka thënë ai.

LEXO EDHE: Masakra në Shkodër/ Gila nuk bind hetuesit, nis hapja e arkivave të kamerave për lëvizjet e Erogen Vasos

Nga ana tjetër Ragip Gila pretendon se para disa muajsh, Erogen Vaso i ka ndërprerë rrugën me makinë të blinduar dhe e ka sharë.

Policia dyshon se vrasja është me pagesë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco