Detajet/ Kush është viktima e atentatit në Shkodër

07:25, 05/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një 34-vjeçar është vrarë me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në Shkodër. 

Vrasja ndodhi orës 22:30, në lagjen “Vasil Shanto”, në rrethana ende të paqarta, ku dy persona ende të paidentifikuar qëlluan me armë zjarri Kristian Kola, i cili ishte në ambientet e jashtme të një lokali.

LEXO EDHE: Atentat në Shkodër, një i vrarë! Autorët dyshohet se lëviznin me një motor të zi! Identifikohet viktima

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, janë ngritur pika kontrolli në dalje të qytetit dhe vijojnë kontrollet në zonë e në ambiente të ndryshme, për kapjen e autorëve.

Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco