Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Shkodrës mbrëmjen e sotme.
Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur në qendër të qytetit pranë kinemasa Republika rreth orës 22:30.
Viktima është identifikuar si Kristjan Kola dhe dyshohet se është qëlluar me armë zjarri.
Dyshohet se autorët, kanë qenë 2 kanë lëvizur me motorr të zi.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur rrethanat e krimit.
Forcat e rendit kanë rrethuar zonën dhe po kryejnë hetimet paraprake, ndërkohë pritet një njoftim zyrtar nga Policia e Shkodrës.
© SYRI.net