Një ceremoni martesore është kthyer në shqetësim për qytetarët, pasi disa makina të dekoruara ndaluan në mes të Unazës së Madhe, duke bllokuar qarkullimin.
Policia Rrugore ka nisur hetimet dhe ka proceduar penalisht 2 persona. Po punohet për kapjen e një të treti dhe identifikimin e drejtuesve të 4 automjeteve të tjera të përfshira në këtë rast.
Makinat janë marrë me qira dhe tashmë është nisur procedura për sekuestrimin e tyre.
Pamjet filmike të publikuara më 24 gusht 2025 janë çelësi që çoi në identifikimin e të dyshuarve.
Policia thotë se veprime të tilla jo vetëm janë të paligjshme, por rrezikojnë seriozisht sigurinë në rrugë.
Njoftimi i plotë:
Penguan qarkullimin në Unazë të Madhe, pasi ndaluan automjetet e destinuara për ceremoni martesore, procedohen penalisht 2 shtetas dhe punohet për shoqërimin e personit të tretë.
Vijojnë kontrolle për kapjen dhe identifikimin e drejtuesve të 4 automjeteve të tjera, të përfshirë në këtë rast.
Gjithashtu, punohet për sekuestrimin e automjeteve, të cilat nga verifikimet e deritanishme rezultojnë të marra me qira.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Rrugore, si rezultat i administrimit të disa pamjeve filmike të publikuara më datë 24.08.2025, në të cilat shfaqeshin disa automjete të dekoruara për ceremoni martesore, të ndaluara në Unazë të Madhe, të cilat kishin penguar qarkullimin në këtë aks, kanë mundësuar identifikimin e disa prej shtetasve të implikuar në këtë paligjshmëri.
© SYRI.net