Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Protesta, Edi Rama humb mandatin e parë

U kapën duke vënë baste ‘online’, arrestohen 5 persona tek ‘Xhamlliku’

U kapën duke vënë baste ‘online’, arrestohen 5 persona tek ‘Xhamlliku’

11:02, 01/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Policia e Tiranës ka finalizuar një tjetër operacion për goditjen e lojërave të paligjshme të fatit. Operacioni i koduar “Rezultati”, i zhvilluar nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin Nr. 4, çoi në arrestimin e pesë shtetasve, të përfshirë në aktivitet të paligjshëm bastesh sportive.

Të arrestuarit janë: Nj. P., 28 vjeç - pronari i lokalit; A. Z., 35 vjeç - administratori i lokalit; F. Ç., 41 vjeç; E. Ll., 36 vjeç; E. A., 24 vjeç.

Operacioni u zhvillua në një lokal në rrugën “Sadik Petrela”, në zonën e Xhamllikut, ku të arrestuarit u kapën në flagrancë duke vënë baste sportive përmes celularëve, në kundërshtim me ligjin.

Gjatë kontrollit, u sekuestruan 6 telefona celularë, që dyshohet se përdoreshin për vendosjen e basteve.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme ligjore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco