Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Protesta, Edi Rama humb mandatin e parë

Nëntë të shoqëruar pas sherrit në Korçë/ ‘Dajaku’, nën efektin e alkoolit

Nëntë të shoqëruar pas sherrit në Korçë/ ‘Dajaku’, nën efektin e alkoolit

10:44, 01/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Policia e Korçës ka sekuestruar të gjitha pamjet filmike nga lokali ku ndodhi sherri masiv që përfundoi në plagosje.

Nga informacionet e deri tanishme, sherri masiv ka përfshirë dy grupe personash të cilët fillimisht janë konfliktuar verbalisht e më pas ka degraduar në hedhje të karrigeve të lokalit kundrejt njëri tjetrit dhe përdorimit të shkopave të bejsbollit.

Pas kësaj, tre autorët e shoqëruar dyshohet se kanë nxjerrë mjet prerës.

Burime nga policia konfirmojnë se deri më tani janë arrestuar 9 persona ndërsa nuk përjashtohet mundësia që të rritet numri i të arrestuarve pasi po kryhen ende veprime për të identifikuar persona të tjerë që mund të kenë qenë të përfshirë tek ky sherr masiv.

Dyshohet se edhe të plagosurit janë pjesë e të arrestuarve. E gjithë ngjarja ka ardhur për motive banale dhe nën efektin e alkoolit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco