Shqipëria nën mëshirën e motit të keq! Dëmet që solli stuhia gjatë fundjavës në vendin tonë

Shqipëria nën mëshirën e motit të keq! Dëmet që solli stuhia gjatë fundjavës në vendin tonë

10:25, 31/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një stuhi e fortë ere dhe reshje të dendura shiu përfshiu sot të gjithë territorin e vendit, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe probleme të shumta në qarkullimin e qytetarëve.

Në Tiranë, era e fortë rrëzoi pemë dhe shkatërroi objekte të ndryshme, ndërsa 23 persona u dërguan në Spitalin e Traumës, 4 prej tyre ende po merrnin mjekim.

Në Vlorë, reshjet intensive përmbytën rrugët kryesore dhe 15 shtëpi, ndërsa një gropë e madhe u hap pranë tunelit të Ujit të Ftohtë, duke rrezikuar mjetet. Në lagjen “10 Korriku” rrugët u mbuluan nga baltë dhe dheu, një situatë që tregoi mungesën e mirëmbajtjes së infrastrukturës.

Image

Lezha dhe Shëngjini u përballën me përmbytje të rrugëve dhe ndërprerje të energjisë elektrike, ndërsa Velipoja u braktis nga pushuesit për shkak të trafikut të rënduar dhe mungesës së sigurisë. 

Image

Durrësi dhe Fieri u përballën me situata të ngjashme; pemët e rrëzuara dhe rrugët e përmbytura treguan mungesën e përkujdesjes për mirëmbajtjen e rrugëve dhe kanalizimeve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco