Era shkul pemët në Prishtinë

Era shkul pemët në Prishtinë

08:37, 31/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Para vetëm pak orësh, një stuhi shkaktoi rrëzimin e disa pemëve në rrugën “Rexhep Luci” dhe në lagjen “Ulpiana”, por fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.

Komuna e Prishtinës përmes një njoftimi në Facebook ka bërë të ditur se paralelisht me erërat e fuqishme u përballën me zjarre fushore në Hajvali dhe lokacione të tjera të kryeqytetit.

Brigada Profesionale e Zjarrfikësve, ekipet emergjente të Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca dhe Policia e Kryeqytetit kanë dalë menjëherë në terren, duke reaguar me profesionalizëm dhe përkushtim për të mbrojtur qytetarët dhe pronën publike e private, thuhet në njoftim krahas fotove të sjella nga dëmet e shkaktuara nga era e fuqishme sot pasdite në kryeqytet. Kosovapress

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco