Stuhia e erës e morri me vete, parashutisti i Maqedonisë së Veriut e gjen veten në Pogradec

Stuhia e erës e morri me vete, parashutisti i Maqedonisë së Veriut e gjen veten në Pogradec

19:29, 30/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Fluturimi i një parashutisti me paraglajder nga Maqedonia e Veriut, devijoi duke e kishte rënë në fshatin Alarup të Pogradecit për shkak të stuhisë së erës që përfshiu sot pasdite Shqipërinë dhe rajonin. 

Komandanti i Shën Naumit, të Maqedonisë së Veriut informoi autoritetet shqiptare të cilat u vunë në ndihmë.

Menjëherë shërbimet e Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë shkuan në adresën e dhënë, e bënë të mundur lokalizimin e tij dhe morrën kontakt me sportistin, shtetasin V. P., i cili ishte në gjendje shumë të mirë shëndetësore.

Më pas u dërgua në Pikën kufitare Tushemisht, i cili ka kaluar për në Maqedoninë e Veriut.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco