Policia e Krujës ka goditur një tjetër rast të kultivimit të bimëve narkotike në kuadër të planit operacional antikanabis “Koordinata”. Gjatë një operacioni të zhvilluar në fshatin Larushk, u zbuluan 50 bimë narkotike të llojit Cannabis Sativa, të mbjella në dy parcela të ndryshme.
Si rezultat i kontrolleve, u arrestuan në flagrancë 63-vjeçarja Liri Tema dhe një adoleshent 15-vjeç, ndërsa është shpallur në kërkim një tjetër anëtar i familjes, Ylli Tema, 47 vjeç, i dyshuar si bashkëpunëtor në kultivim.
Gjatë operacionit, policia sekuestroi 10 bimë narkotike në cilësinë e provës materiale, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua në vendngjarje me djegie.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme ligjore.
© SYRI.net