Pamjet që shihni janë nga qyteti i Vlorës, konkretisht nga Porti i Vlorës. Tavani i këtij institucioni rrjedh ujë, ndërsa aty ndodhen në pritje qytetarët që presin të udhëtojnë në vendet ku jetojnë.
Ndërkohë, rrugët e qytetit janë kthyer tashmë në lumenj.
Si çdo herë tjetër, mjaftojnë vetëm pak minuta shi që çdo qytet i Shqipërisë të përmbytet, ndërsa ajo që bie në sy është neglizhenca e veprimit nga ana e strukturave shtetërore.
© SYRI.net