Kapet me 22 kg marijuanë dhe cigare kontrabandë, arrestohet shqiptari në Selanik

Kapet me 22 kg marijuanë dhe cigare kontrabandë, arrestohet shqiptari në Selanik

13:52, 30/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një 31-vjecar shqiptar është arrestuar nga policia greke me një sasi të madhe droge dhe cigaresh kontrabandë.

Operacioni është zhvilluar në Selanik, ku 31-vjeçari shqiptar është ndaluar teksa lëvizte me motoçikletë.

Gjatë kontrollit të dy banesave, në një prej të cilave ai jetonte dhe tjetrën e përdorte si magazinë për mallrat e paligjshme, janë gjetur dhe sekuestruar një çantë sportive me 21 pako që përmbanin 22 kg 361 gram marijuanë, 800 paketa cigaresh kontrabandë dhe 1 celular.

U sekuestrua gjithashtu edhe motori që shërbente për transportin e sendeve të paligjshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco