Në vetëm 10 minuta reshje shiu dhe erëra të forta, mjaftuan që Tirana dhe disa qytete të tjera të vendit të përfshiheshin nga kaosi, duke rikthyer pamjet e rrugëve të përmbytura, pemëve të rrëzuara dhe trafikut të paralizuar.
Stuhia e sotme, ndonëse e paralajmëruar nga shërbimet meteorologjike, duket se i gjeti strukturat shtetërore ‘në gjumë’.
Rrugë të bllokuara, semaforë jashtë funksioni dhe dëme materiale në biznese e automjete, kjo është tabloja që la moti i keq.
Në disa lagje të kryeqytetit rrugët u mbushën me ujë për vetëm pak minuta, duke vënë në dukje mungesën e mirëmbajtjes së kanalizimeve dhe reagimin e ngadaltë të emergjencave civile. Po ashtu pemë të rrëzuara që janë kthyer në rrezik për kalimtarët dhe makinat që qarkullojnë.
Pavarësisht paralajmërimeve, reagimi i institucioneve është i vonuar dhe i papërfillshëm.
© SYRI.net