Ndërtoi pa leje resortin te Kepi i Rodonit/ Lihet në burg ish-kreu i IMT në Durrës, Ardian Halili

Ndërtoi pa leje resortin te Kepi i Rodonit/ Lihet në burg ish-kreu i IMT në Durrës, Ardian Halili

13:01, 30/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Është lënë në burg ish-kreu i IMT në Durrës, Ardian Halili, i cili ndërtoi pa leje një resortin te Kepi i Rodonit, gjatë kohës që ishte në detyrë.

Resorti i ish-kreut të IMT në Durrës, Ardian Halili, u shemb pasditen e se premtes me shpërthim të kontrolluar.

Forcat xheniere realizuan shembjen e godinës dy katëshe të resortit me 80 kg lende plasese, ndërsa objektet e tjera më të vogla u shembën me fadromë.

Nga verifikimet rezultoi se “Saint Michelle Residence” u ndërtua pa leje në një sipërfaqe prej 5600 m2, ku përfshiheshin 11 kabina tip garsoniere, një godinë 2-katëshe, një fushë minifutbolli dhe një pishinë.

Ndërtimi kishte nisur në vitin 2018, gjatë kohës kur Ardian Halili drejtonte IMT-në e Durrësit, funksion që e mbajti deri në vitin 2021.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco