Arrest në burg caktoi Gjyqtarja e GJKKO-së Etleva Deda për inspektorin e IMT-së Gerald Fuçia, duke miratuar kërkesën e prokurorit të SPAK Sotir Kllapi.
Inspektori Fuçia ka deklaruar në seancën me dyer të mbyllura se nuk ka lidhje me episodin e korrupsionit.
“Nuk e njoh fare qytetarin as e kam kontaktuar as takuar, as nuk di gjë për rryshfetin. Deklaroj me përgjegjësi morale dhe ligjore, se nuk kam lidhje me këtë histori, unë e ushtroj detyrën me seriozitet dhe profesionalizëm si në dhjetëra raste të tjera të aksionit për lirimin e hapësirave publike” ka deklaruar inspektori.
Avokatët e tij kërkuan një masë më të butë sigurie deri në qartësimin e situatës dhe rrethanave./Raportoi: Fatjon Gjinaj - Syri TV
© SYRI.net