EMRI/ U gjet i dekompozuar në fshatin Mollas/ Identifikohet viktima, i humbur prej muajsh

EMRI/ U gjet i dekompozuar në fshatin Mollas/ Identifikohet viktima, i humbur prej muajsh

18:28, 29/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Komisariati i Policisë së Kolonjës ka zbardhur ngjarjen ku më 7 korrik u gjet një kufomë thuajse e dekompozuar në fshatin Mollas. Trupi u zbulua nga një banor i zonës, i cili njoftoi menjëherë autoritetet. Menjëherë pas ngjarjes, policia dërgoi mostra për analizë ADN-je dhe ekspertizë antropologjike, për të bërë të mundur identifikimin e viktimës.

Ditën e sotme është konfirmuar identiteti i kufomës, bëhet fjalë për 75-vjeçarin Islam Fixha nga qyteti i Korçës. Mësohet se në muajin qershor bashkëshortja e tij kishte kallëzuar humbjen e kontakteve me të, duke ngritur dyshimet për një zhdukje të mundshme.

Sipas të dhënave të para nga hetimet dhe analizat mjeko-ligjore, dyshohet se i moshuari vuante nga probleme të kujtesës (sklerozë) dhe ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale në zonën ku u gjet.

Policia e Kolonjës vijon punën për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe për të sqaruar çdo rrethanë të mundshme që çoi në vdekjen e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco