Aksident në Fier, makina përplaset me motoçikletën, një i plagosur

Aksident në Fier, makina përplaset me motoçikletën, një i plagosur

15:21, 29/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një aksident ka ndodhur disa minuta më parë në unazën lindore të qytetit të Fierit. Një automjet tip “Volswagen” është përplasur me një motoçikletë dhe si pasojë drejtuesi i motoçikletës ka marrë lëndime në trup.

Ai është dërguar menjëherë në urgjencën e Spitalit Rajonal Fier, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të përcaktuar shkaqet e aksidentit dhe për të disiplinuar trafikun.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco