E ndërtoi pa leje kur ishte në krye të IMT-së, hidhet në erë resorti i Halilit tek Kepi i Rodonit

15:08, 29/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Forca të shumta zbarkuan në Kepin e Rodonit për të ekzekutuar shembjen me shpërthim kontrolluar të dy godinave, resort i cili përmbante ambjente luksose dhe pishina. Operacioni nisi rreth orës 11:00, duke çuar në prishjen e dy strukturave, në përfshirje të 11 kabinave garsoniere dhe fushës së minifutbollit.

Objekti i shkatërruar ishte në pronësi të ish-kryeinspektorit të IMT-së në Durrës, Ardian Halili, i arrestuar pasi ndërtoi pa leje gjatë detyrës në vitin 2017. Godina u shemb totalisht, ndërsa sasia e tritolit të përdorur mbetet ende e panjohur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco