Pjesë e organizatave kriminale/ Arrestohen në Divjakë vëllezërit në kërkim ndërkombëtar nga Italia

Pjesë e organizatave kriminale/ Arrestohen në Divjakë vëllezërit në kërkim ndërkombëtar nga Italia

10:04, 29/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Dy shtetas shqiptarë, Roland dhe Saimir Metushi, të dënuar nga drejtësia italiane për pjesëmarrje në një organizatë kriminale që merrej me trafik narkotikësh, janë arrestuar në Divjakë.

Autoritetet italiane kishin lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar për të dy: Roland Metushi ishte dënuar me 5 vjet burg, ndërsa i vëllai, Saimiri, me 7 vjet.

Arrestimi i tyre është bërë me qëllim ekstradimi drejt Italisë, ku do të përballen me drejtësinë për akuzat që rëndojnë mbi ta. Gjykata e Novarës, Itali, në muajin tetor 2024, e ka dënuar shtetasin Saimir Metushi, me 7 vjet burgim, ndërsa shtetasin Roland Metushi, me 5 vjet burgim, për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”. 

Njoftimi i Policisë:

Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSh, për kapjen e shtetasve në kërkim. 
Finalizohet operacioni policor i koduar “Operacionalja 64”.    
Lokalizohen, kapen dhe vihen në pranga 2 shtetas të kërkuar (vëllezër), të dënuar nga autoritetet italiane, me 7 dhe 5 vjet burgim, për pjesëmarrje në organizate kriminale që trafikonte lëndë narkotike.   

 

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, strukturat e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në DPPSh, bazuar në informacionet e siguruara për vendndodhjen e dy shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar  “Operacionalja 64”.  

Në kuadër të operacionit, u bë e mundur kapja dhe arrestimi me qëllim ekstradimin në Itali, i shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar:  
Roland Metushi, 47 vjeç, dhe Saimir Metushi, 45 vjeç (vëllezër), të dy banues në Divjakë. 

Gjykata e Novarës, Itali, në muajin tetor 2024, e ka dënuar shtetasin Saimir Metushi, me 7 vjet burgim, ndërsa shtetasin Roland Metushi, me 5 vjet burgim, për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”.  
Materialet procedurale mbi arrestimin provizor të këtyre shtetasve, me qëllim ekstradimin e tyre në Itali, u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier.  
Interpolit Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtyre shtetasve, në Itali.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco