Situata në kurorën e pyllit të fshatit Miras, Njësia Administrative Miras, Bashkia Devoll, paraqitet e qetë këtë të enjte, pas disa orësh përpjekjesh për frenimin e zjarrit që përfshiu zonën ditët e fundit.
Sipas autoriteteve vendore, mungesa e erës dhe ulja e temperaturave gjatë natës ndihmuan në zbutjen e flakëve. Prej orëve të para të mëngjesit, në terren janë angazhuar efektivë të shërbimeve vendore, të cilët po punojnë për krijimin e kanaleve izoluese dhe mbajtjen nën vëzhgim të zonës.
Ndërkohë po punohet për shuarjen e vatrave të mbetura dhe parandalimi i çdo rindezjeje të mundshme.
Për momentin, nuk raportohen rrezik për banesat apo përhapje e mëtejshme e zjarrit, ndërsa situata pritet të vlerësohet sërish gjatë orëve në vijim.
© SYRI.net