Detaje të reja mësohen për ngjarjen kriminale në fshatin Abat në Dukagjin.
Abc Neës mëson se autori i dyshuar Ndoc Maçaj dhe viktima Piro Prroni ishin shokë me njeri tjetrin dhe kanë qëndruar bashkë.
Sipas të dhënave nga zona, mësohet se shkak ka qenë një debat i çastit mes dyve gjatë kohës që po rrinin me njeri tjetrin.
Ky debat mes tyre përfundoi në përdorimin e armës, me pasojë vdekjen e 61-vjeçarit Piro Prroni.
Policia dhe grupi hetimor po punojnë për kapjen e autorit të vrasjes dhe sqarimine plotë të rrethanave.
© SYRI.net