Zjarret në Bashkinë Finiq hyjnë në ditën e 7-të! 'Syri i Kaltër' dhe rruga 'Sarandë-Delvinë' mbyllen përkohësisht

Zjarret në Bashkinë Finiq hyjnë në ditën e 7-të! 'Syri i Kaltër' dhe rruga 'Sarandë-Delvinë' mbyllen përkohësisht

10:15, 11/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Zjarret në territorin e bashkisë Finiq vazhdojnë të përbëjnë një rrezik serioz për banorët dhe pronat e tyre, duke hyrë sot në ditën e shtatë të përhapjes së flakëve.

Pas disa ditësh përpjekjesh për kontroll, situata duket se është përkeqësuar pas riaktivizimit të zjarrit në fshatin Leshnicë e Poshtme, ku flakët janë përhapur drejt Leshnicës së Sipërme, me ndikimin e erës së fortë që ka dhënë shtysë flakëve.

LEXO EDHE: Finiq/ 7 ditë nën pushtimin e flakëve, digjen banesa në Leshnicë të Poshtme, priten helikopterë Canader nga Greqia

Mbrëmjen e së dielës, situata mendohej se ishte vënë nën kontroll, por zjarri ka vijuar me intensitet gjatë gjithë ditës së djeshme.

Për shkak të rrezikut, nga ora 7:30 deri në 12:30 është mbyllur rruga Sarandë-Delvinë.

Një pjesë tjetër e territorit, përfshirë edhe 'Syrin e Kaltër', mbeti e mbyllur për dy ditë, ku u ndalua hyrja e turistëve si masë parandaluese ndaj zjarreve.

Në edicionin informativ të mesditës, gazetarja e terrenit të Syri Televizion ka sjellë një pasqyrë të detajuar të situatës, duke theksuar sfidat me të cilat po përballen banorët dhe forcat e emergjencës në terren.

Sipas saj, situata mbetet e tensionuar, ndërsa flakët vazhdojnë të përhapen nga një fshat në tjetrin, duke krijuar vështirësi për banorët dhe ekipet e emergjencës.

'Kjo situatë është pasojë e një zjarri të qëllimshëm, megjithëse hetimet janë ende në vazhdim. Autoritetet dhe ekipet e emergjencës vijojnë punën për të kontrolluar dhe shuar flakët, ndërkohë që apelohen banorët të jenë të kujdesshëm dhe të ndjekin udhëzimet e sigurisë- theksoj ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco