Lajmi i fundit

LIVE/ Promovimi i librit 'La Destra Verso il Futuro', i pranishëm lideri i opozitës Sali Berisha

Vatra zjarri edhe në Tiranë, flakët përfshijnë zonën e Bërzhitës

20:20, 10/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Sikur të mos mjaftonte që thuajse i gjithë vendi ndodhet nën pushtetin e flakëve, tanimë vatra të reja zjarri janë shfaqur edhe në Tiranë.

Zjarret kanë rënë në zonën e Bërzhitës në kryeqytet pak kilometra nga Tirana, ku siç shihet dhe nga pamjet, vatrat e zjarrit rrezikojnë të djegin kodrat me pyje e shkurre, duke përbërë rrezik edhe për zonat e banuara.

Prej gati një muaj, autoritetet vendore po luftojnë me flakët, të cilat kanë rrezikuar në disa raste edhe jetët e banorëve, duke ndërhyrë në evakuimin e tyre për të mos agravuar situata më tej.

Zona juglindore, pjesa qendrore e vendit dhe jugo prej ditësh vijojnë të jenë nën pushtetin e flakëve, pavarësisht ndërhyrjeve, të cilat në disa raste kanë qenë me mjete rrethanore, duke nxjerrë në pah pamundësinë e institucioneve shtetërore e vendore për të përballuar situatën me zjarret.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco