Aksident në aksin nacional Pogradec - Lin, në afërsi të fshatit Pojskë.
Sipas informacioneve paraprake, mësohet se në aksident janë përfshirë dy mjete dhe për pasojë ka ndërruar jetë një grua, pasagjere në njërin nga mjetet e përplasura.
Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur 4 persona të tjerë. Po u jepet ndihmë mjekësore pasi kanë marrë dëmtime.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po bën zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
© SYRI.net