‘U zbuluan nga partnerët në përgjimet e ‘Sky ECC’: Lëshohen 15 masa sigurie në Elbasan, Tiranë, Durrës për rrjetin e trafikut të drogës nga Amerika Latine

‘U zbuluan nga partnerët në përgjimet e ‘Sky ECC’: Lëshohen 15 masa sigurie në Elbasan, Tiranë, Durrës për rrjetin e trafikut të drogës nga Amerika Latine

12:46, 08/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

SPAK ka ndërmarrë këtë të premte një operacion të gjerë antidrogë në kuadër të goditjes së një grupi të strukturuar kriminal, i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të kokainës nga Amerika Latine drejt Europës.

Sipas burimeve pranë Prokurorisë së Posaçme, janë firmosur 15 masa sigurie, kryesisht ndaj anëtarëve dhe organizatorëve të këtij grupi me bazë në Elbasan, por operacioni është shtrirë edhe në Tiranë, Durrës dhe qytete të tjera të vendit.

Një pjesë e personave me masa sigurie rezultojnë me rekorde të mëparshme penale, ndërsa disa prej tyre janë njoftuar për masën e sigurisë në burgje ose paraburgime, ku ndodhen për çështje të tjera.

Gazetari Fation Gjinaj raporton për Syri se sipas të dhënave paraprake, të dyshuarit janë zbuluar falë përgjimeve të aplikacionit të koduar “Sky ECC”, dhe dyshohet se janë pjesë e një rrjeti ndërkombëtar të trafikut të kokainës, me lidhje të drejtpërdrejta në Amerikën Latine dhe Europë.

Operacioni është në vijim, ndërsa priten zhvillime të tjera në orët në vazhdim.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco