Mallakastër/ Zbulohet parcela me 77 bimë kanabis, arrestohet në flagrancë autori 58- vjeçar

09:27, 08/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Policia e Shteti ka goditur një tjetër rast të kultivimit të bimëve narkotike, në kuadër të planit operacional “Koordinata”. Gjatë kontrolleve intensive në territorin e rrethit, efektivët zbuluan një parcelë me 77 bimë të dyshuara Cannabis Sativa në fshatin Visokë.

Një pjesë e bimëve u sekuestrua si provë materiale, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua në vendngjarje përmes djegies.

Gjatë ndërhyrjes, u kap në flagrancë dhe u arrestua shtetasi Kastriot Xhemalaj, 58 vjeç, i dyshuar si autor i kultivimit të bimëve narkotike.

Operacioni “Koordinata” vijon në të gjithë territorin e qarkut Fier, me qëllim parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.

Njoftimi i policisë:

Mallakastër/Kontrolle intensive në të gjithë territorin e rrethit, me objektiv parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike.

Gjenden gjatë kësaj faze të planit operacional “Koordinata”, 77 bimë narkotike Cannabis Sativa.

Arrestohet në flagrancë, në parcelën ku ishin kultivuar bimët, autori i rastit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër, si rezultat i kontrolleve të kryera në kuadër të planit operacional “Koordinata”, goditën një tjetër rast të kultivimit të bimëve narkotike.

Nga kontrollet, në fshatin Visokë u konstatua një parcelë ku ishin kultivuar 77 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, një pjesë e të cilave u sekuestrua me cilësinë e provës materiale, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua nëpërmjet djegies.

Gjatë ndërhyrjes së Policisë, u kap në flagrancë, në parcelë, shtetasi K. Xh., 58 vjeç, i cili u arrestua për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Plani operacional policor antikanabis “Koordinata” vijon intensivisht, në të gjithë territorin e qarkut Fier.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco