Në fshatrat Lofkënd dhe Drenie, vijon ndërhyrja nga toka dhe ajri për izolimin dhe shuarjen e flakëve që kanë përfshirë një sipërfaqe me pisha dhe bimësi të dendur ne zonën midis Bashkisë Mallakastër dhe Bashkisë së Patosit.
Në terren janë angazhuar trupat e Forcave të Armatosura, në bashkëpunim të ngushtë me strukturat e emergjencave civile të qarkut Fier dhe shërbimet zjarrfikëse nga disa bashki dhe institucione.
Në operacion po marrin pjesë:
• 2 automjete zjarrfikëse të FA-së
• 3 zjarrfikëse nga bashkia Patos
• 1 zjarrfikëse nga bashkia Mallakastër
• 1 zjarrfikëse nga bashkia Lushnjë
• 1 zjarrfikëse nga bashkia Fier
• 2 mjete të kompanisë Albpetrol sha
• 1 mjet zjarrfikës nga Roskoveci