SYRI TV/ Fusha e mbetjeve digjet për herë të tretë, zjarr masiv dhe re tymi pushtojnë qytetin

19:13, 07/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Fusha e mbetjeve në Vlorë, përfshihet nga flakët për të disatën herë brenda pak kohësh. Flakët kanë qenë të mëdha duke dëmtuar një prej punonjësve si pasojë e tymit të dendur toksik, ndërsa është djegur dhe një eskavator që punonte aty. Shqetësim është se situata po përkeqësohet përsëri në kulmin e sezonit turistik, ndërsa dhe pse ngjarja përsëritet vit pas viti, autoritetet lokale nuk kanë një zgjidhje konkrete.

Fusha e mbetjeve në Vlorë përfshihet përsëri nga flakët. Re të dendura tymi toksik janë ngritur mbi zonën ku ndodhet landfilli, një situatë e cila është përsëritur edhe shumë herë të tjera.

Flakët kanë qenë të mëdha duke djegur gjithashtu një nga eskavatorët që punonte në fushën e mbetjeve. Shtëllungat e tymit të zi, të favorizuara edhe nga era, u janë drejtuar edhe zonave të banuara të qytetit.

Një punonjës i skrepit u ndje keq për shkak të tymit të dendur toksik dhe u transportua me urgjencë në spitalin e Vlorës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit që përfshiu fushën e mbetjeve të Vlorës. Hera e fundit që kjo zonë u përfshi nga flakët ishte në muajin qershor, teksa zjarri u dyshua se ishte i qëllimshëm.

Kjo është e disata herë që kjo fushë përfshihet nga flakët. Ajo që mbetet më shqetësuese është se situata po përkeqësohet përsëri në kulmin e sezonit turistik. Kjo situatë është alarmante për zonën pasi ndikon negativisht në shëndetin e banorëve dhe të pushuesve. Ngjarja vijon të përsëritet vit pas viti, por ende nuk ka një zgjidhje konkrete nga autoritetet lokale.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco