Flakët djegin një sipërfaqe toke në Cangoj të Devollit

Flakët djegin një sipërfaqe toke në Cangoj të Devollit

16:43, 07/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Flakët kanë përfshirë një pjesë toke në fshatin Cangonj të Devollit.

Sipas informacioneve, mësohet se zjarri ka rënë në barishte ndërsa në afërsi ka qenë një plevicë e cila u dogj totalisht. Në vendngjarje aktualisht janë 3 mjete zjarrfikëse dhe 9 forca zjarrfikës, së bashku me banorë të fshatit, të cilët po ndërhyjnë për shuarjen e flakëve.

Momentalisht zjarri është izoluar dhe po punohet për fikjen totale të tij. Në vendngjarje ndodhet edhe policia e cila do të kryejë hetimet lidhur me shkaqet e rënies së zjarrit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco