Situata alarmante në fushën e mbetjeve në Vlorë, ku është rindezur sërish vendgrumbullimi.
Për shkak të intesitetit të lartë të tymit toksik që ka përfshirë fushën e mbetjeve, punëtori i skrepit ka përfunduar në spital.
Ai është ndjerë keq për shkak të tymit të dendur toksik, ndërsa është transportuar me urgjencë nga autoambulanca për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Sakaq për shkak të djegies së materialeve në vendgrumbullimin e mbetjeve, tymi toksik ka përfshirë jo vetëm zonën por edhe qytetin e Vlorës, sikurse edhe vijën bregdetare.
Era e fortë ka favorizuar zjarrin në vendgrumbullimin e mbetjeve, duke vështirësuar ndërhyrjen e zjarrfikësve ashtu sikurse dhe përhapjen e tymit toksik.
Dyshimet janë që zjarri në vendgrumbullimin e mbetjeve të jetë i qëllimshëm, duke dëmtuar rëndë edhe sezonin turistik në qytetin bregdetar të Vlorës.
© SYRI.net