I dënuar në Maqedoni për plagosje, 28-vjeçari arrestohet në Pikën Kufitare të Bllatës

I dënuar në Maqedoni për plagosje, 28-vjeçari arrestohet në Pikën Kufitare të Bllatës

15:10, 07/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një 28-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi tentoi të hynte në Shqipëri, ndërkohë që ishte dënuar me 4 muaj burgim në Maqedoninë e Veriut për plagosje.

Në PKK Bllatë, ndaluan shtetasin A.  L., 28 vjeç, banues në Dibër të Madhe, RMV, sepse nga verifikimet në hyrje të RSh-së, rezultoi se ishte në kërkim, pasi ishte i dënuar me 4 muaj burgim, nga autoritetet gjyqësore në RMV, për plagosje. Vijon bashkëpunimi me homologët maqedonas, nëpërmjet Interpol Tiranës, për ekstradimin e 28-vjeçarit”, njofton policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco