Ndezi zjarr në Poliçan dhe flakët u përhapën në pyll, procedohet një 63-vjeçar me probleme të shëndetit mendor

Ndezi zjarr në Poliçan dhe flakët u përhapën në pyll, procedohet një 63-vjeçar me probleme të shëndetit mendor

10:18, 07/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një zjarr i qëllimshëm ka përfshirë territorin e Kombinatit Mekanik në Poliçan, duke shkaktuar djegien e një sipërfaqeje pyjore. Ngjarja ka ndodhur si pasojë e veprimeve të një shtetasi me probleme të shëndetit mendor, i cili dyshohet se ka ndezur flakët.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Poliçan kanë referuar materialet në Prokurori dhe kanë nisur procedim penal në gjendje të lirë ndaj 63-vjeçarit M. S., banues në Poliçan. Rasti po hetohet nga Prokuroria e Beratit për veprime të mëtejshme ligjore.

'Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Poliçan referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. S., 63 vjeç, banues në Poliçan, me probleme të shëndetit mendor, pasi dyshohet se në territorin e Kombinatit Mekanik në Poliçan ka ndezur zjarr dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe pyjore. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme.", thuhet në njoftimin e policisë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco