Zjarr në Finiq, operacion nga ajri për shuarjen e flakëve, evakuohen banorët

Zjarr në Finiq, operacion nga ajri për shuarjen e flakëve, evakuohen banorët

19:01, 06/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se ekipet e zjarrfikësve, të mbështetura nga trupat e Forcave të Armatosura, Policisë së Shtetit dhe me ndërhyrjen nga ajri, po punojnë për të vënë nën kontroll flakët në zonat e Çerkovicës dhe Dhivrit, në bashkinë Finiq.

Prej disa orësh, efektivët janë angazhuar në terren, duke luftuar intensivisht me flakët dhe duke ndihmuar në evakuimin e përkohshëm dhe shoqërimin e banorëve brenda perimetrit të sigurisë së përcaktuar, thuhet në njoftimin për medien. 

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile vijon monitorimin e situatës dhe koordinimin me strukturat në vend për të garantuar eliminimin e rrezikut në zonë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco