I kërkuar prej 1 viti, prangoset në një shtëpi fshati shqiptari, i gjendet dhe 3.3 kg kokainë

I kërkuar prej 1 viti, prangoset në një shtëpi fshati shqiptari, i gjendet dhe 3.3 kg kokainë

18:38, 06/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Është mbyllur në mënyrë spektakolare arratia e Haxhi Xhihanit, një 38-vjeçar shqiptar që kishte shpëtuar nga drejtësia për më shumë se një vit. Ai u kap të hënën pasdite në një shtëpi fshati në Filetto, në periferi të Ravenës, pas një operacioni të koordinuar nga Policia e Ravenës dhe Shërbimi Qendror Operativ, ku u angazhuan agjentët për të monitoruar lëvizjet e tij prej ditësh.

Xhihani ishte në kërkim për një dënim prej 4 vjetësh e 8 muajsh për krime në lidhje me narkotikët.

Në momentin e arrestimit, ai u gjet në shoqërinë e të dashurës së tij, Ranim Jemli, një tuniziane 25-vjeçare, që gjithashtu u arrestua. Brenda shtëpisë, autoritetet sekuestruan një sasi të madhe droge dhe një armë zjarri.

Sipas hetuesve, ata kishin me vete disa doza kokaine të paketuar nën vakum dhe një thikë me mekanizëm. Gjatë kontrollit të thelluar në apartament, u gjet një depo droge me rreth 3.3 kilogramë kokainë, një revolver kalibri 357 – i vjedhur në vitin 2022 në Pisa – dhe municion, si dhe një shumë parash në cash.

Ky arrestim është pjesë e projektit kombëtar ‘Wanted 2025’, i cili synon kapjen e arratisurve të nivelit të lartë kriminal në bashkëpunim me autoritetet ndërkombëtare. Haxhi Xhihani është një person i njohur për policinë lokale, pasi ka një dosje të pasur me precedentë kriminalë. Në mars të vitit 2022, ai ishte protagonist i një ndjekjeje spektakolare me shpejtësi të lartë në autostradën Romea Nord, kur, duke drejtuar një Audi A3, nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar dhe u arratis për disa kilometra deri sa doli nga rruga, për të tentuar pastaj të largohej me këmbë.

Një vit më vonë, në korrik të vitit 2023, ai u bë sërish titujt e gazetave pas një ngjarjeje në burgun e Ravenës, ku, së bashku me vëllain e tij, shkaktoi një zjarri në qelinë e tyre, duke detyruar evakuimin e seksionit dhe ndërhyrjen e forcave të rendit.

Pas arrestimit, Ranim Jemli u dërgua në burgun e Forlì, në seksionin për gra, ndërsa i dashuri i saj, Haxhi Xhihani, u transferua gjithashtu në të njëjtin burg, pasi burgu i Ravenës është aktualisht i mbushur plot. Ata do të dalin përpara gjykatës për seancën e verifikimit të arrestimeve në ditët në vijim, ku pritet të përballen me akuzat për posedim të drogës dhe armë zjarri pa leje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco