Me pjesëmarrjen e dhjetëra qytetarëve dhe aktivistëve mjedisorë, Aleanca për Vlorën kanë zhvilluar këtë të mërkurë një protestë në qytetin bregdetar kundër dy TEC-eve lundruese të ankoruara në zonën e Triportit.
Protestuesit marshuan në rrugët e qytetit duke mbajtur pankarta në duar kundër dy veprave të prodhimit të energjisë, që sipas tyre përbëjnë një rrezik serioz për mjedisin dhe ekonominë.
Protestuesit ngritën shqetësimin se këto njësi lundruese jo vetëm që ndotin detin dhe ajrin e Vlorës, por i kushtojnë buxhetit të shtetit deri në 3 milionë euro në muaj. Ata i kërkuan qeverisë anulimin e kontratës për të dy TEC-et
TEC-et lundrues qëndrojnë në zonën e Triportit në Vlorë që prej më shumë se 3 vitesh.
Sipas marrëveshjes, TEC-et do të zgjidhnin çështjen e mungesës së energjisë në situata krizash apo për të reduktuar blerjen e energjinë jashtë vendit, por këto vepra vendosen në punë në një orar tepër të kufizuar prej vetëm 2 deri në 3 orë në javë, ndërkohë që vazhdojnë të gërryejnë edhe më shumë buxhetin e shtetit për shkak të kostos së lartë që kanë.
© SYRI.net