Një shtetase 59-vjeçare ka humbur jetën teksa ndodhej duke u larë në det në Vlorë.
Ende nuk dihen shkaqet e sakta të ngjarjes, ndërsa trupi i viktimës është transportuar në morgun e spitalit të Vlorës.
Sipas informacioneve paraprake për SYRI-n, dyshohet se ajo ka pësuar një goditje në zemër teksa notonte.
Grupi hetimor pritet të përcaktojë shkaqet e sakta të vdekjes pas kryerjes së ekspertizës mjeko-ligjore.
© SYRI.net