Lagjja Shënkoll në Elbasan, edhe pse vetëm pak metra larg Bashkisë, është lënë në harresë të plotë nga ky institucion. Plehrat hidhen në rrugë, ndërsa infrastruktura për këtë zonë konsiderohet luks. Banorët ankohen për rrezikun nga infeksionet, ndërsa mes ferrave dhe barërave të paprera ka gjarpërinj që u rrezikojnë jetën.
Lagjja Shënkoll në Elbasan, edhe pse vetëm pak metra larg Bashkisë së Elbasanit, është lënë në harresë dhe pa kujdesjen e nevojshme të institucioneve. Në këtë lagje, ku banojnë mijëra qytetarë, edhe plehrat hidhen në rrugë, pasi bashkia nuk vendos asnjë kontenier për mbeturinat. Ndërkohë pastrimi për këtë zonë është një luks, ndërsa është e mbytur edhe nga ferrat dhe barërat që rriten në çdo rrugë pa mirëmbajtjen nga ana e punonjësve të sektorit të Pastrimit Gjelbërimit. Banorët shprehen të shqetësuar, ndërsa si masë urgjente kërkojnë që të merren masa që plehrat të mos hidhen në rrugë.
Banorët shprehen se situata vështiresohet edhe më tepër gjatë muajve të nxehtë të verës ku aroma e plehrave ndjehet edhe më shumë. Ndërkohë sa i përket barishteve të paprera në zonë ku shpesh herë shohin dhe gjarpërinj. Frika më e madhe mbetet ndaj fëmijëve të vegjël.
Edhe pse kërkesat e banorëve kanë qenë herë pas here, situata vijon të jetë e njëjtë prej vitesh. Ata kërkojnë një zgjidhje sa më të shpejtë nga Bashkia Elbasan dhe ndërgjegjësimin e banorëve të tjerë.
© SYRI.net