Vietnamezet nuk tërhiqen... Vijojnë prostituojnë në Vlorë, policia nis hetimin për dy shtetase

Vietnamezet nuk tërhiqen... Vijojnë prostituojnë në Vlorë, policia nis hetimin për dy shtetase

13:11, 06/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Policia e Vlorës ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë ndaj dy shtetaseve vietnameze, Th. Q., 39 vjeçe, dhe Th. L., 48 vjeçe, të cilat dyshohet se ushtronin prostitucion në një apartament të marrë me qira në lagjen “28 Nëntori”.

Kontrolli dhe hetimet policore u bënë pas informacioneve të marra për aktivitetin e paligjshëm që zhvillohej në banesën në fjalë. Sipas burimeve, dy shtetaset janë kapur gjatë ushtrimit të veprimtarisë së dyshuar, ndërsa procedimi ndaj tyre është nisur në gjendje të lirë, pasi hetimet janë në fazën fillestare dhe për të zbuluar të gjitha rrethanat e ngjarjes.

Policia vijon hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet, si dhe zbulimin e vendeve të tjera.

Materialet hetimore janë referuar në Prokurorinë e Vlorës për veprime të mëtejshme ligjore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco