SYRI TV/ Shkatërrohet rrjeti i prostitucionit në Durrës, arrestohen 2 kineze e pronari i apartamenteve

12:36, 06/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Policia e Durrësit ka arrestuar dy shtetase kineze dhe një shtetas shqiptar, duke goditur një aktivitet të paligjshëm të shfrytëzimit për prostitucion.

Gjatë operacionit të koduar “Storm 5”, u zbuluan dy apartamente në lagjen nr. 13 të qytetit, të cilat ishin marrë me qiraa dhe ishin përshtatur për ushtrimin e prostitucionit.

Në pranga përfunduan dy shtetase kineze si dhe pronari i apartamenteve.

Njoftimi i policisë:

Kishin përshtatur 2 apartamente të marra me qira për ushtrim të prostitucionit, vihen në pranga 2 shtetase kineze në Durrës. Gjatë operacionit të koduar “Storm 5”, në pranga përfunduan dy shtetaset kineze, D. Sh., 54 vjeçe, dhe S. Y., 40 vjeçe, të cilat dyshohen si organizatore të aktivitetit, si dhe pronari i apartamenteve, S. M., 39 vjeç, që ua kishte dhënë ambientet me qira dhe i kishte përshtatur për këtë veprimtari.

Veprimtaria e paligjshme u zbulua në lagjen nr. 13 të qytetit, ndërkohë që përvec shtetasve të arrestuar, 7 persona të tjerë, 2 kineze dhe 5 shqiptarë, janë proceduar penalisht.

Gjatë kontrolleve, policia gjithashtu sekuestroi shuma parash, pasaporta, celularë dhe karta bankare, që shërbenin për aktivitetin e paligjshëm. Hetimet kanë zbuluar se rrjeti dyshohet se ka lidhje me një qendër jashtë Shqipërisë, pasi komunikimet kryheshin nëpërmjet një call center-i. Policia, në bashkëpunim me Prokurorinë, po vijon punën për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco