Reshjet e dendura të shiut kanë përfshirë qytetin e Vlorës për disa minuta, duke shkaktuar përmbytje të shumta në rrugët kryesore. Si pasojë, shumë nga akset rrugore janë nën pushtetin e ujit, duke vështirësuar ndjeshëm qarkullimin e automjeteve dhe lëvizjen e këmbësorëve.
Sipas raportimeve zyrtare, autoritetet lokale kanë shpallur gjendjen e emergjencës dhe kanë aktivizuar strukturat përgjegjëse për menaxhimin e situatës. Shërbimet e emergjencës janë angazhuar në pastrimin e pusetave dhe rikthimin e qarkullimit në akset më të prekura.
Nga pamjet e siguruara për “Syri TV,” qytetarët kanë vënë në pah vështirësitë e mëdha në lëvizje, pasi niveli i lartë i ujit ka mbuluar pothuajse çdo rrugë, duke bërë të pamundur qarkullimin normal. Shumë makina janë nën pushtetin e ujit, ndërsa disa zona janë bllokuar plotësisht.
Zonat më të prekura përfshijnë:
- lagjja “Skelë”,
- zona pranë bibliotekës publike,
- zona përreth Kishës Ortodokse dhe shëtitoren “Albano & Romina”.
Mjaftojnë pak minuta shi dhe pamjet e Vlorës sot janë të njëjta me ato të tetorit 2024 kur qyteti u përmbyt duke shkaktuar dëme të mëdha. Qeveria e Edi Ramës dhe bashkia e Ermal Dredhës u shfajësuan duke i lënë fajin Zotit për stuhinë e papritur dhe jo mungesës dhe keqmenaxhimit të infrastrukturës. E përmbytja sërish e qytetit bregdetar në mes të sezonit turistik tregon se nuk është bërë asgjë në përmirësimin e infrastrukturës për këtë qytet dhe të gjitha kanë qenë propagandë.
Përmbytjet në shëtitoren "Albano Romina"
Përmbytet rruga ' Ismail Qemali'
Përmbyten shtëpit në qytetin e Vlorës
© SYRI.net