Një stuhi e papritur ka goditur qytetin e Vlorës këtë pasdite, duke detyruar pushuesit të largohen me shpejtësi nga plazhet. Reshje shiu me intensitet të lartë të shoqëruara me erëra të fuqishme kanë përfshirë zonën brenda pak minutash, duke sjellë një ndryshim të menjëhershëm të motit.
Për pasojë, në disa zona të qytetit janë raportuar rrëzime pemësh dhe dëmtime të lehta materiale. Deri në këto momente, nuk ka të dhëna për persona të lënduar.
© SYRI.net