Gjykata e Tiranës ka dhënë masën ‘Arrest në burg’ për Flodian Plakun, i akuzuar si autor i vrasjes së Gentjan Bejtjes. Para togave të zeza, Plaku ka mohuar përfshirjen e tij në këtë ngjarje. 42-vjeçari, i cili akuzohet për vrasje me paramendim kryer në bashkëpunim, kërkoi masë më të lehtë sigurie, por që u refuzua nga gjykata. Flodian Plaku u arrestua të dielën në zonën e Orikumit në Vlorë, ku dyshohej që fshihej prej 4 muajsh. Kapja e tij u bë pas një ndjekjeje disa javorë nga blutë e qytetit bregdetar.
Gjykata e Tiranës ka lënë në masën ‘Arrest në burg’ Flodian Plakun, i akuzuar për vrasjen e Gentjan Bejtjas në Larushk të Fushë Krujës. Plaku, i cili u arrestua të dielën në zonën e Orikumit, para gjykatës ka mohuar akuzat duke u shprehur se nuk është ai që ka ekzekutuar Bejtjan. Ndërkohë, avokati i Plakut, Edvis Gorishti, kërkoi një masë sigurie, por që u refuzua nga gjykata. 42-vjeçari akuzohet për ‘Vrasje me paramendim’ kryer në bashkëpunim dhe ‘mbajtje pa leje të armëve’.
Nuk kam lidhje me ngjarjen, kam përdorur një Golf para 10 ditësh, prandaj erdhi policia tek unë.
Flodian Plaku fshihej prej 4 muajsh në Vlorë. Blutë e qytetit bregdetar ishin vënë në ndjekje të 42-vjeçarit dhe miqve të tij prej disa javësh. Ai u zbulua pas ndjekjes së berberit të tij, që shkoi t’a qethte në hotelin ku po qëndronte. 42-vjeçari u kap me armë zjarri me vete dhe një shumë parash. Ndërkohë, në pranga u vu dhe Julian Aliaj, i cili ishte bashkë me Plakun. Gjithashtu, u arrestuan Albano Lapshi, Armand Dano dhe Ligor Doko pasi e kanë ndihmuar që të fshihet.
Gentjan Bejtja u ekzekutua në oborrin e banesës së tij në Larushk në 15 mars të vitit 2024. Më herët, policia arrestoi Edison Haxhiun dhe Ilir Beqarajt si persona që kanë ndihmuar autorin e krimit. Nga hetimet rezultoi se autorët e ekzekutimit të Gentjan Bejtjas ishin me një mjet tip Land Rover, të cilin e dogjën në fshatin Hasan. Më pas u larguan me një mjet tip Golf në pronësi të Edison Haxhiut. Pikërisht, identifikimi i mjetit tip Golf bëri që policia të binte në gjurmët e autorëve.
© SYRI.net