Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 13:00 të ditës së sotme në Leskovik, ku dyshohet se ka shpërthyer një bombul gazi në banesën e shtetasit Dh. N., 67 vjeç.
Si pasojë e shpërthimit, 67-vjeçari ka pësuar dëmtime dhe është transportuar menjëherë në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Fatmirësisht, ai është jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur plotësisht shkaqet dhe rrethanat e incidentit.
© SYRI.net