Shkrumbohet makina në autostradën Vlorë-Fier

Shkrumbohet makina në autostradën Vlorë-Fier

13:04, 05/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një automjet është përfshirë nga flakët në aksin rrugor pranë fshatit Panaja, në autostradën që lidh Vlorën me Fierin.

Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka shpërthyer në rrethana ende të paqarta, ndërsa drejtuesi i mjetit ka arritur të largohet në kohë dhe fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat bënë të mundur shuarjen e flakëve dhe parandalimin e përhapjes së zjarrit në zonën përreth. Policia ka nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e ngjarjes, ndërsa dyshohet për një defekt teknik në automjet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco