2-vjeçari humb gjatë festës në Lezhë, gjendet nga policia

2-vjeçari humb gjatë festës në Lezhë, gjendet nga policia

12:00, 05/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” në Lezhë kanë bërë të mundur lokalizimin dhe kthimin pranë familjes të një fëmije 2-vjeç, i cili ishte larguar gjatë një aktiviteti festiv në sheshin e qytetit.

Menjëherë pas njoftimit nga një shtetase se djali i saj ishte zhdukur gjatë zhvillimit të aktivitetit, forcat e Policisë u angazhuan në kërkime intensive në zonën e ngjarjes dhe përreth saj.

Fëmija u gjet në kohë rekord dhe iu dorëzua nënës në gjendje të mirë shëndetësore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco