EMRI/ Vendosi tritol në garazhin e një shtetasi në Tiranë, identifikohet autori

EMRI/ Vendosi tritol në garazhin e një shtetasi në Tiranë, identifikohet autori

08:51, 05/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Policia e Tiranës ka zbardhur një ngjarje të rëndë të ndodhur në fund të korrikut, ku një shtetasi iu vendos një sasi tritoli në derën e garazhit të makinës.

Sipas policisë, pas mbledhjes së provave u arrit në konkluzionin se 36-vjeçari nga Fushë Kruja me inicialet Klodian Steli është autori i kësaj ngjarje kriminale.

Më datë 24.07.2025, në rrugën “Peti”, ku në portën hyrëse të garazhit të shtetasit Elvis Kosova u vendos një sasi lënde plasëse, aktivizimi i së cilës shkaktoi vetëm dëme të vogla.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco