Detaje të reja kanë dalë nga e shkuara e Frrok Lleshajt, që u ekzekutua mbrëmjen e sotme në fshatin Paçram të Vaut të Dejës. Vrasja ka ndodhur në një zonë të errët pranë një toke bujqësore, në afërsi të banesës.
Syri Tv publikon pamjet nga vendi i ngjarjes ku efektivë policia po kryejnë veprimet e para hetimore.
Mësohet se 65-vjeçari, 30 vjet më parë ka kryer një vrasje për të cilën u arrestua por ai u arratis në vitin 1997 nga burgu. Sipas të dhënave, mësohet se Lleshaj, një ish-efektiv policie u arrestua më vonë ne 2006 ku vuajti dënimin me burg dhe doli në 2023.
Viktima 65 vjeç, sipas dosjes hetimore dhe vendimit të gjykatës, rezulton se ka vrarë kushëririn e tij Dodë Lleshaj.
Lleshaj ka qenë i dënuar me 25 vite burgim për "Vrasje me dashje", ndërkohë është liruar me datën 16 mars 2023 nga IEVP Shkodër. Mësohet se në fillim vitet ’90 ka shërbyer edhe si efektiv policie. Dyshimet e para nga policia janë për gjakmarrje por grupi hetimor po heton çdo pistë të mundshme.
© SYRI.net