EMRI/ U gjet i vrarë në rrugë, Frrok Lleshaj kishte vrarë kushëririn në 2006! Ishte liruar nga burgu...

EMRI/ U gjet i vrarë në rrugë, Frrok Lleshaj kishte vrarë kushëririn në 2006! Ishte liruar nga burgu...

22:14, 04/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Zbardhen detaje të reja në lidhje me viktimën e sotme në fshatin Paçram të Vaut të Dejës.

Viktima Frrok Lleshaj, 65 vjeç, sipas dosjes hetimore dhe vendimit të gjykatës, rezulton se ka vrarë kushëririn e tij Dodë Lleshaj, ngjarje e ndodhur më shumë se dy dekada më parë.

Për këtë krim ai ishte dënuar me 25 vite burgim, të cilin e kishte përfunduar vetëm dy vite më parë, duke u liruar në mesin e muajit prill 2023.

‘Me vendim nr.37, datë 17.03.2006, të Gjykatës Shkodër, dënuar 25 vite burgim për vrasje me dashje dhe është liruar më datën 16.03.2023 nga IEVP Shkodër’, thuhet në dosje.

Lleshaj u gjet sot në mbrëmje i pajetë në rrugën e fshatit, teksa po ecte. Policia po vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco