Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Paçram të Vaut të Dejës, ku rreth orës 21:00 është gjetur pa shenja jete një 65-vjeçar.
Sipas Policisë, viktima është identifikuar si shtetasi me inicialet Frrok Lleshi, i cili dyshohet se është vrarë me armë zjarri në rrugë.
‘Rreth orës 21:00, në fshatin Paçram, Vau i Dejës, në rrugë është gjetur pa shenja jete shtetasi F. Ll., 65 vjeç, i cili dyshohet se është vrarë me armë zjarri. Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje.’, thuhet në njoftimin e Policisë.
Ndërkohë, policia bën me dije se është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
Viktima rezulton se ka qenë më parë i dënuar për vrasje me dashje, ndaj dhe dyshimet e para të policisë janë se ngjarja mund të lidhet me hakmarrjen.
© SYRI.net