Shkodër/ Ekzekutim në mes të rrugës, vritet me armë zjarri 65-vjeçari në Vaun e Dejës (EMRI)

21:33, 04/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në fshatin Paçram të Vaut të Dejës, ku rreth orës 21:00 është gjetur pa shenja jete një 65-vjeçar. Sipas informacionit paraprak, dyshohet se viktima, shtetasi Frrok LLeshi, është vrarë me armë zjarri.

Policia ndodhet në vendngjarje, ndërsa është ngritur një grup i posaçëm hetimor që po punon, nën drejtimin e Prokurorisë, për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin e autorit ose autorëve të dyshuar.

Njoftimi i Policisë:

Vau i Dejës / Informacion paraprak

Rreth orës 21:00, në fshatin Paçram, Vau i Dejës, në rrugë është gjetur pa shenja jete shtetasi F. Ll., 65 vjeç, i cili dyshohet se është vrarë me armë zjarri.

Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje.

Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco